Vjedhja e mijëra euro nga Rozeta dhe Havier Dobi, u kthyen në kryefjalën e ditëve të fundit.
Pavarësisht parave të fshehura në shtëpi, duket se Havier Dobi nuk kishte lënë pas dore edhe jetën e luksit.
BalkanWeb ka siguruar pamje nga makina në pronësi të tij, një “Mercedez Benz” me targa ‘AC055HD’.
Bëhet me dije se ai ishte ndaluar teksa udhëtonte me mjetin, në rrugën ‘Abdyl Frashëri’ në Tiranë, pasi është pikasur se ndodhej në timon pa rrip sigurimi dhe pa targat e vendosura në pjesën e përparme të mjetit.
BalkanWeb ka siguruar edhe gjobën e vendosur ndaj 21-vjeçarit më 3 janar, e cila kap shifrën e 55 mijë lekëve të reja.
Arena e Lajmit