Vijon hetimi për pasurinë e ish-shefes së kabinetit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, Alda Klosi, e cila denoncoi vjedhjen e 120 mijë eurove në banesën e saj.
Ngjarja ndodhi më 15 dhjetor të vitit të kaluar në Rrugën e Kosovarëve. Për këtë ngjarje pas hekurave ndodhet Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi, ku 49-vjeçarja punonte si pastruese në shtëpinë e ish-zyrtares.
Gazetarja Klodiana Lala tha live për News24 se Prokuroria e Tiranës ka nisur një veprim penal për hetimin e veprës penale të pastrimit të parave dhe do ta ftojë ish-zyrtaren që të japë sqarimet e saj mbi këtë pasuri. Mësohet se Klosi vetëm 5 ditë pasi kishte bërë denoncimin në polici për vjedhjen kishte dhënë dorëheqje nga detyra e saj pranë Autoritetit të Mbikëqyrës Financiare.
Prokuroria do të kërkojë shpjegime dhe dokumente për vënien e pasurisë si dhe do të ketë një hetim pasuror për zonjën Klosi, për të provuar nëse këto pasuri janë të ligjshme apo jo.
Arena e Lajmit