E bujshme nga Anglia, Aubamejang drejt rikthimit në Premier Ligë te rivalët e Arsenalit

Pier-Emerik Aubamejang pritet të rikthehet në Premier Ligë, pas vetëm gjashtë muajve të kaluara me Barcelonën. Duket se me ardhjen e Robert Levandovskit, sulmuesi nga Gaboni nuk e ka vendin e lirë në skuadrën katalanase.

aubamejang

Oferta e parë që ka ardhur për 33-vjeçarin është nga Çelsi. “Blutë” e Londrës po mendojnë të rikthejnë në Premier Ligë Aubamejangun, me Tomas Tuhelin që kërkon të ribashkohet dhe njëherë me të.

Negociatat mes palëve kanë filluar dhe duket se në Londër janë shumë optimist për këtë lëvizje.

Aubamejang u aktivizua për katër vite me skuadrën e Arsenalit përpara se të transferohej te Barcelona dhe kjo lëvizje nuk do t’i linte një shije të mirë “Topçinjve”, duke parë dhe rivalitetin e tyre me Çelsin.

Arena e Lajmit


E bujshme nga Anglia, Aubamejang drejt rikthimit në Premier Ligë te rivalët e Arsenalit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook