E kërkon prej kohësh Interi, trajneri i skuadrës italiane i jep përgjigjen zikaltërve për qendërmbrojtësin

Vinçenco Italiano kishte të drejtë: Përjashtimi i Nikola Milenkoviçit nga miqësorja e Fiorentinës kundër Galatasarait të dielën nuk ishte për arsye merkatoje, por për një rrotacion të thjeshtë.

milenkovic

Mbrojtësi, i ndjekur nga Interi dhe Juventusi, luajti titullar dje në ndeshjen që vjollcët zhvilluan kundër kombëtares së Katarit.

Jo vetëm kaq, por e bëri me shiritin e kapitenit, duke qenë se mungonte Kristiano Biragi. Një sinjal i qartë nga klubi toskan, i cili përpiqet ta mbajë lojtarin, edhe pse i kanë mbetur pak më pak se njëmbëdhjetë muaj nga kontrata.

Arena e Lajmit


E kërkon prej kohësh Interi, trajneri i skuadrës italiane i jep përgjigjen zikaltërve për qendërmbrojtësin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook