Nëna hodhi foshnjën në lumin Kir, psikologia dhe sociologu: Krim për të cilin 32-vjeçarja duhet të mbajë përgjegjësi. Fajtor edhe shteti e shoqëria

Psikologu Me Psikologen

Ditën e sotme në rubrikën “Opinion” në News24 me gazetaren Ola Bruko është trajtuar historia e rëndë e 32-vjeçares Orjana Gremi e cila hodhi në lumin Kir në Shkodër foshnjën e saj të sapolindur.

Psikologia Artemis Shehu dhe sociologu Gëzim Tushe kanë thënë se kjo është një ngjarje shumë e rëndë, dhe një akt makabër nga nëna e fëmijës, e cila duhet të marrë përsipër përgjegjësinë penale, por nga ana tjetër faj ka në mënyrë të tërthortë edhe shoqëria dhe shteti.

Kjo pasi e reja vinte nga një jetë tepër e vështirë, me shumë drama që në fëmijëri, dhe pa mbështetje familjare.

“Duke u nisur nga instinkti mëmësor, na lind pyetja e natyrshme që si ka mundësi një nënë të kryejë një akt të tillë. Psikologjikisht raste të tilla janë studiuar. Do të ndalesha në dy momente madhore në gjendjen psikologjike të saj, duke iu referuar historisë së saj. Nuk bëhet fjalë për një zonjë që ka pasur një jetë të lehtë, një histori që është mbushur me trauma. Traumat rijetohen, risillen, aq më tepër që lindjen e kemi trajtuar pozitive por në listën e stresit që shkakton ka dhe efekte që shkakton”, tha psikologia.

“Krimin e ka kryer zonja dhe përgjegjësinë do ta mbajë ajo, por fajtor është edhe shoqëria edhe shteti. Fakti që është rritur në një familje e varfër, mbështetja e dobët, kultura pa diskutim… ju e kuptoni që një shtatzëni e padëshiruar prek mentalitetin e fshatit.

Edhe pse është fëmija yt nuk ke të drejtë ta hedhësh në lumë, por ta çosh në institucion. Ajo mund ta linte në maternitet, siç ka dhe nëna të tjera që e kanë bërë këtë gjë”, u shpreh sociologu.

Nëna hodhi foshnjën në lumin Kir, psikologia dhe sociologu: Krim për të cilin 32-vjeçarja duhet të mbajë përgjegjësi. Fajtor edhe shteti e shoqëria

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook