Kryetari i PL, Ilir Meta, ka ndarë në Facebook fjalimin e mbajtur nga psikologja Aurela Agalliu gjatë Konventës së Partisë së Lirisë ditën e shtunë.
Bashkangjitur videos Meta thekson se vendi është në një krizë të thellë ekonomike sociale dhe për daljen prej saj nevojitet kontributi i të rinjve.
“Vendi është në një krizë të thellë politike, ekonomike dhe sociale. Për daljen nga kjo krizë, nevojitet domosdoshmërisht angazhimi dhe kontributi i çmuar i profesionistëve të rinj. Partia e Lirisë mbështet dhe inkurajon fuqishëm përfshirjen në vendimmarrje të profesionistëve të rinj. Ndiqni mesazhin e psikologes së njohur, Aurela Agalliu”, shkruan Meta në facebook.