“Rritet buxheti për mbrojtjen sociale”, Manastirliu: Politikë e re mbështetje për nënat me shumë fëmijë

Whatsapp Image 2022 10 31 At 11.51.23

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në seancën dëgjimore në Komisionin për Punë, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, tha se buxheti i vitit 2023 do të mbështesë një politikë të re për mbështetjen e nënave me shumë fëmijë.

“Me buxhetin 2023 financojmë politikën e re, të mbështetur nga nisma e Këshillimit Kombëtar, për mbështetjen e grave të papuna me 3 dhe më shumë fëmijë. Ky program planifikon të financohet në vlerën 600 milion lekë dhe mbështet cdo grua me 3 apo më shumë fëmijë deri 18 vjec, të papuna, me të ardhura familjare deri në 100 mijë lekë/muaj, duke subvencionuar nga shteti masën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore, si një mbështetje direkte për kujdesin në 5 vitet e para të fëmijës.

Duke folur për buxhetin e vitit 2023 për mbrojtjen sociale, Manastirliu tha se ka një rritje krahasuar me atë vitit 2022 dhe një rritje prej 5.5 miliard lekë më shumë krahasuar me vitin 2013.

“Buxheti 2023 financon 30,6 miliard lekë për programet e mbrojtjes dhe përfshirjes sociale, që synon të sigurojë rritjen e mburojës sociale për shtresat në nevojë, me fokus tek fëmijët, nënat më shumë fëmijë, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuar dhe familjet në nevojë duke mbështetur kështu më shumë se 220 mijë qytetarë dhe familje. Buxheti 2023 për këto programe është rritur me 10,3 % krahasuar me buxhetin e vitit 2022 dhe nëse bëjmë dhe një krahasim me vitin 2013 buxheti për skemën e mbrojtjes sociale është rritur me 5.5 miliard lekë më shumë”, tha Manastirliu.

“Rritet buxheti për mbrojtjen sociale”, Manastirliu: Politikë e re mbështetje për nënat me shumë fëmijë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook