Vazhdojnë të bojkotojnë stërvitjen, Partizani gjobit me nga 1500 euro dy futbollistët senegalezë

Partizani dhe dy senegalezët, Sembene dhe Maget, vijojnë të jenë në një “luftë të ftohtë” mes palëve. Sembene nuk është në planet e trajnerit Mehmeti dhe në gjysmën e dytë të sezonit të shkuar luajti me ekipin U-21. Rrjedhimisht ai kërkon largimin nga klubi, për të kërkuar një aventurë të re si protagonist.

sembene-maget

Deri më tani klubi ka refuzuar ta bëjë këtë, teksa në një bisedë që ka pasur me mbrojtësin, ka vendosur shpërblimin prej 25 mijë eurosh në këmbim të prishjes së kontratës.

Këtë shumë Sembene nuk është i gatshëm ta paguajë. Sakaq, Maget është preferuar në disa ndeshje nga Mehmeti dhe vetë trajneri i ka shprehur besimin e tij, por 19-vjeçari zgjedh sërish largimin. Ai e ka kërkuar këtë zyrtarisht, por përgjigjja ka qenë sërish negative.

Në shenjë proteste, dy lojtarët nuk janë paraqitur në stërvitje prej 10 ditësh, madje nuk kanë pranuar të udhëtojnë me ekipin në fazën përgatitore në Pogradec.

Pas këtij hapi të tyre, klubi ka bërë goditjen e radhës, duke i gjobitur me nga 1500 euro gjobë. Paradoksi në këtë çështje është se lojtarë si Lika, Kullaj, Selita, Marinaj, Laroshi apo Herald Marku janë lënë të lirë pa shumë “luftë” dhe një pjesë e tyre kanë firmosur me rivalë si Vllaznia apo Kastrioti. Krejt ndryshe ndodh me dy senegalezët.

Arena e Lajmit


Vazhdojnë të bojkotojnë stërvitjen, Partizani gjobit me nga 1500 euro dy futbollistët senegalezë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook