Zbardhen përgjimet e Rozeta Dobit me të birin, ja “fjalia” që zbuloi shumën e majme prej 400 mijë eurosh në tubin e aspirimit

Rozeta Dobi

Zbardhet përgjimet ambientale në një dhomë izolimi në drejtorinë e Policisë së Tiranës, mes pastrueses Rozeta dhe djalit të saj, Havier Dobi.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb përgjimet që çuan në zbulimin e shumës së majme prej 400 mijë eurosh të fshehura në tubim e aspirimit. Falë deklaratave të tyre, u ushtrua kontroll i dytë në banesë, ku u zbulua dhe shuma e parave.

PERGJIMI

Havieri: Çfarë ke thënë ti për mu?
Nena: Asgjë, do rri unë këtu (Nënkupton se do ta marrë ajo përsipër vjedhjen)
Havieri: Leket atje lart të shtëpia do to nxjerr unë
(Bazuar në këtë fjali është urdhëruar kontroll i dytë ku u gjetën paratë e tjera në tubin e aspirimit)

Po ashtu në përgjime dëgjohet se më pas Rozeta kritikon të birin se pse ka tërhequr shumë para. Ndërkohë që ai i përgjigjet se; “Kam tërhequr vetëm 50 mijë” (duke nënkuptuar euro).

Arena e Lajmit

Zbardhen përgjimet e Rozeta Dobit me të birin, ja “fjalia” që zbuloi shumën e majme prej 400 mijë eurosh në tubin e aspirimit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook