Zbulohen detajet mes takimit të Tuhel dhe Brojës, ja vendimi i gjermanit për të ardhmen e sulmuesit të Kombëtares

Është folur mjaf tueshëm për shitje të tij, por lajmet e fundit nga Anglia e shikojnë Armando Brojën me fanellën e Çelsit sezonin e ri. Raportohet se Tomas Tuhel ka vendosur që ta mbajë në ekip sulmuesin dhe t’i japë një shans në Premier Ligë.

broja tuhel

Ashtu siç shkruan gazetari pranë klubit blu, Simon Filips, gjermani ka pasur një takim me Brojën pas ndeshjes me Udinezen, ku ndër të tjera i ka thënë se kërkon që ai të qëndrojë.

“Tomas Tuhel dhe Broja kanë pasur një takim pas ndeshjes me Udinezen dhe Tuhel i ka thënë se dëshiron që të qëndrojë dhe ai ishte i lumtur pas kësaj bisede. Ka gjasa që ai të rrijë në ekip, por do të isha shumë budalla po të thosha se Broja do të rrijë me 100 për qind”, shkruan Filips në “Twitter”.

KRISTI SEJATLLARI – Arena e Lajmit


Zbulohen detajet mes takimit të Tuhel dhe Brojës, ja vendimi i gjermanit për të ardhmen e sulmuesit të Kombëtares

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook