Dëmtimet detyrojnë Kastriotin të anulojë testin me Vardarin. Vjen Fabio Hasa, mister rreth një sulmuesi

Kastrioti kishte planifikuar për të zhvilluar një miqësore me Vardarin , por plani nuk u vu në zbatim për faktin se miqësorja me ekipin “dardan” të Malishevës e ka lënë me pasoja skuadrën e Emiljano Çelës. Janë disa lojtarë, të cilët kanë pësuar dëmtime të lehta dhe stafi teknik për t’iu shmangur ndonjë dëmtimi tjetër ka planifikuar që miqësorja për momentin të anulohet dhe ende nuk ka një vendim nëse do të zhvillohet në ditët e ardhshme.

kastrioti

Sa i takon skuadrës ajo ditën e djeshme ka zhvilluar normalisht seancat stërvitore. Teksa lojtarët, që kanë shfaqur probleme fizike u janë nënshtruar seancave të fizioterapisë dhe janë stërvitur sipas një programi të veçantë, të hartuar nga stafi teknik.

MERKATO – Krutanët vijojnë të lëvizin në merkato dhe së fundmi pjesë e skuadrës në Strugë është bërë edhe Fabio Hasa. Mesfushori nga Tirana, që luan edhe në rolin e mbrojtësit të djathtë, mësohet se u është bashkuar krutanëve në fazën përgatitore në Maqedoninë e Veriut dhe firma pritet të vijë shumë shpejt. 25-vjeçari ka luajtur me disa ekipe në Shqipëri, teksa spikat Partizani dhe Teuta. Gjithashtu Hasa ka qenë edhe pjesë Turbinës, Tërbunit dhe Burrelit në Kategorinë e Parë.

Sa i takon sulmuesit të përfolur prej kohësh, ende vijon të jetë enigmë emri i lojtarit, që do të afrohet në majën e sulmit, por stafi teknik shpreson që presidenca të arrijë të sjellë lojtarin e ri sa më shpejt në mënyrë që të përshtatet me pjesën tjetër të grupit.

– Arena e Lajmit


Dëmtimet detyrojnë Kastriotin të anulojë testin me Vardarin. Vjen Fabio Hasa, mister rreth një sulmuesi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook