Interi shqyrton alternativat në krahun e djathtë, gati të rikthejë në Itali mbrojtësin e Premier Ligës

Interi është duke monitoruar më kujdes situatën në krahët e mesfushës ku nuk përjashtohet një largim i mundshëm i Denzel Dumfris për të cilin ka kërkesa nga disa klube të Premier Ligës. Pikërisht nga Anglia mund të gjendet dhe zëvendësuesi i holandezit me drejtuesit zikaltër që kanë vendosur në listën e tyre mbrojtësin e Leister, Timothi Kastanje.

898797

26-vjeçari është një njohje e vjetër e Serisë A ku më parë ka qenë pjesë e Atalantës së Gasperinit në të njëjtin modul loje si ai që përdor aktualisht Simone Inzagi te Interi.

Disponibiliteti i lojtarit për të luajtur në të dy krahët e bëjnë Interin ta ndjekë me interes profilin e tij, me zikaltërit që janë gati të bëjnë një ofertë për të në rast se Dumfris vendos të largohet.

Arena e Lajmit


Interi shqyrton alternativat në krahun e djathtë, gati të rikthejë në Itali mbrojtësin e Premier Ligës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook