“Mjaft është mjaft!”, Berisha paralajmëron Ballën për protestën: 12 nëntori, gjyqi popullor ndaj jush. Vrimë miu s’do të gjesh atë ditë! (VIDEO)

Sddefault Live

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka paralajmëruar kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballën se ditën e protestës s’do të ketë ‘vrimë miu ku të fshihet’.

Berisha tha se protesta e 12 nëntorit do të jetë gjyqi popullor ndaj qeverisë.

“Ai thotë se ka informuar Air Albania, në një kohë kur nuk funksionon prej 3 vitesh. Si ka mundësi që jeni kaq të pandjeshëm? Si mund të diskutohet këtu? Kemi të bëjmë me një grup njerëzish të cilët vjedhjet e pasurive publike të shqiptarëve jua kanë mbyllur sytë, veshët, nuk dëgjojnë asgjë. 12-ta po vjen. 12 nëntori është gjyqi i madh që shqiptarët do ju bëjnë juve. Boll u tallët me shqiptarët. Boll i shkelmuat ata dhe i përzutë nga vatra e tyre. Mjaft është mjaft. Vrimë miu s’do gjesh atë ditë (ballës) dil po ta mbajti. Do të gjejmë. Zyrën do ta tregojmë. Do të gjejmë.”, tha Berisha.

“Mjaft është mjaft!”, Berisha paralajmëron Ballën për protestën: 12 nëntori, gjyqi popullor ndaj jush. Vrimë miu s’do të gjesh atë ditë! (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook