‘Territorialja’/ “Do kërcejmë vallen, se sazet do i bjerë Brukseli”, Dule: S’mund të mbani peng një popull! Demokracia nuk nis e mbaron me ditën e zgjedhjeve!

Kuvend

Në seancën e sotme plenare në Kuvend, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule foli për Reformën Territoriale.

Ai theksoi se komunitetet dhe qytetarët nuk mund të mbahen peng për një kohë të gjatë,

“Mazhoranca me përfaqësuesin e vet deklaronte se nuk ka ndërmend të ndërmarrë nismë për numrin e bashkive dhe kuadrit ligjor mbi të cilin funksionon pushteti vendor.  Sot provohet në seancë plenare se kjo nuk ishte lëvizje taktike por strategji e mazhorancës, Pse nuk na e kursyet koston. Kur duhet të reflektojmë e të ndryshojmë e thellojmë praktikat që na sollën në këtë situatë. Flitet për pushtetin vendor, por jo për thelbin e tij, për përfaqësimin e qytetarëve. Demokracia nuk nis e mbaron me ditën e zgjedhjeve. Proces i përditshëm ku qytetari shprehet e pret vendimmarrje. Reforma ka dështuar në përfaqësimin e qytetarëve. E kanë më të lehtë qytetarët të takojnë deputetin e të ngrihet një problem në Kuvend se sa në bashkinë e Tiranës. Ku ka komunitete që nuk kanë përfaqësues në Këshillin bashkiak. Shpopullimi, e dini kush janë të dëmtuarit kryesorë në marrjen e shërbimeve me ndarjen e re administrative, zonat që vuajnë nga shpopullimi, nuk ka fetishizim me numrat. Bashki me 400 mijë banorë me shërbim shumë të mirë dh bashki me 5-6 mijë banorë që nuk marrin dot shërbime. Bashkia e Leskovikut, ku banori të marrë shërbimin në Ersekë duhet të bëjë 100 kilometra vajtje e ardhje me ato rrugë”, tha ai, duke shtuar: “Le ti paraprijmë se jemi të sinqertë se jemi në atë që pohojmë se jemi evropianë. ‘Do kërcejmë vallen se sazet do i bjerë Brukseli’. Flitet për zhvillimin e turizmit, po ju keni bërë të pamundurën që këto vende të shpopullohen dhe kjo bën që të mos investohet në këto vende. Mos mendoni se mund të mbani më peng një shoqëri dhe një popull. Është një lojë që mund të zgjasë për pak por jo në pafundësi”, tha Dule.

Arena e Lajmit

‘Territorialja’/ “Do kërcejmë vallen, se sazet do i bjerë Brukseli”, Dule: S’mund të mbani peng një popull! Demokracia nuk nis e mbaron me ditën e zgjedhjeve!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook