Balak e mendon ndryshe nga të tjerët: Bajerni nuk është qendra e botës, Leva veproi drejt

Pak orë përpara nisjes së sezonit të ri të Bundesligës, Mikael Balak e sheh Bajernin e Mynihut si favorit të padiskutueshëm për kampionatin dhe titullin e 11-të radhazi kampion. “Rivalët do të duhet të bëjnë një paraqitje të nivelit shumë të lartë dhe të tregojnë aftësinë për të qenë konstantë gjatë gjithë vitit”, tha ish-kapiteni i kombëtares gjermane gjatë një interviste për televizionin “DAZN”. “Kjo është mënyra e vetme që ju të keni një shans për të mposhtur Bajernin e Mynihut gjatë 34 javëve të kampionatit”, shtoi ish-kapiteni i bavarezëve.

BALAK

HËNES E RUMENIGE – Balak, i cili luajti për fanellën e rekordmenëve të Gjermanië nga viti 2002 deri në 2006, e sheh presionin mbi skuadrën e Julian Nagelsmanit si një faktor kyç në sukseset e saj të njëpasnjëshme, duke ndërtuar një mentalitet të fortë. “Nuk mund të humbësh këtu”, tha ish-mesfushori. “Ka një presion tjetër atje që u krijua nga Uli Hënes (ish-presidenti) dhe Karl=Hainc Rumenige (ish-shefi i bordit).

LEVANDOVSKI – 45- vjeçari e sheh pozitivisht largimin e yllit të sulmit, Robert Levandovski te Barcelona në merkaton e kësaj vere. “Unë mendoj se Bajerni bëri gjithçka siç duhet këtu, duke i hapur rrugën largimit, duke përfituar vlerën e kartonit dhe duke menduar për ekonominë. Ju gjithashtu duhet ta uroni Levandovskin për lëvizjen, sepse ai ka realizuar një tjetër ëndërr”.

Balak, i cili bëri një zgjedhje të ngjashme kur u transferua te Çelsi në vitin 2006, mund të kuptojë në veçanti këndvështrimin e Levandovskit, i cili nuk ishte më i motivuar për të luajtur me kampionët e Gjermanisë, pasi fitoi gjithçka në 8 vitet e tij atje: “Bajerni nuk është qendra e botës, ka gjithashtu klube të tjera të mëdha në Europë”.

Arena e Lajmit


Balak e mendon ndryshe nga të tjerët: Bajerni nuk është qendra e botës, Leva veproi drejt

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook