“E bën për birrën e Beogradit e vëllezërit Karriç”, Berisha për akcizën e birrës: Rama po falimenton industrinë! 1000 familje punëtorësh duhet ti hipin gomoneve e të ikin ku i çon fati

Sali Berisha Per Mediat

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po mban sot në Tiranë një takim me kryetarët e degëve.

Mes të tjerash Berisha foli edhe në lidhje me rritjen e akcizës së birrës, të cilën e quajti faliment që kryeministri Rama i bën kësaj industrie, me qëllim favorizimin e birrës së ardhur nga Beogradi.

Ai u shpreh se kjo nënkupton që pasojat i vuajnë 1000 familje të punësuar në këtë industri, të cilët duhet të largohet nga vendi.

“Punon ditë e natë me Vuçiçin, falimenton industrinë e birrës. Nuk ka vend në botë që e bën këtë. E bën për birrën e Beogradit e vëllezërit Karriç, për Ballkanin e Hapur. Qindra milion të investuara nuk kanë rëndësi për të. ka rëndësi sa e peshojnë në para kompanitë e sanksionuara nga BE për lidhje të ngushta me Lukashenkon e seksione në Bjellorusi. Duhet ta pësojnë 1000 familje punëtorësh e të nisen me gomone ku ti çojë fati. kjo nuk mund të tolerohet më.

Do përballet me qytetarët shqiptarë. Tani nisim betejën. kjo nuk është betejë e thjeshtë por ne do ta fitojmë se kemi kauza të drejta. Po mbrojmë interesat e qytetarëve jo tonën”, tha Berisha.

Arena e Lajmit

“E bën për birrën e Beogradit e vëllezërit Karriç”, Berisha për akcizën e birrës: Rama po falimenton industrinë! 1000 familje punëtorësh duhet ti hipin gomoneve e të ikin ku i çon fati

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook