Partizani-Belica, palët i ndan një hendek i madh/ Mbrojtësi s’do konflikt me klubin, ja si pritet të zgjidhet

Egzon Belica është çështja më e nxehtë e ditëve të fundit te Partizani. Prej rreth tri ditësh lojtari ka lënë stërvitjen në Pogradec dhe ka mbërritur në Tiranë për të negociuar me klubin kushtet e reja, që drejtuesit kërkojnë të vendosin. Nga ajo që gazeta bën me dije, ka një diferencë të madhe mes pretendimeve të palëve. Partizani i ka kërkuar ulje të konsiderueshme të pagës, me mbrojtësin, që është gati të bëjë “skonto”, por jo në masën e kërkuar nga klubi. Jo vetëm kaq, por Belica ndihet ende mirë fizikisht dhe i aftë për të qenë protagonist.

BELICA 1

Rrjedhimisht ai nuk e ka përqafuar idenë e të mos qenit titullar i padiskutueshëm, siç ka ndodhur që nga ardhja e tij në janar të vitit 2018. Jo vetëm kaq, por mes palëve nuk është më marrëdhënia e ngrohtë e dikurshme dhe kjo është një tjetër pengesë për t’i lejuar palët “të lëshojnë pe” ndaj njëra-tjetrës. Kështu, në një situatë të tillë, largimi i Belicës duket shumë më i mundshëm se qëndrimi te Partizani.

Negociatat mes palëve vazhdojnë dhe janë mjaft intensive, por gjithçka duket se po anon drejt divorcit mes palëve. Belica nuk ka aspak në plan të kërkojë me pahir respektimin e kontratës, që skadon në vitin e ardhshëm, sepse nuk dëshiron të krijojë një konflikt me drejtuesit për hir të të gjithë kohës dhe momenteve të mira që ka kaluar në klub, gjithashtu nuk dëshiron të përballet me sanksione që mund të vendosen, siç do të ishte stërvitja me të rinjtë.

SITUATA – Nga kontrata aktuale, e cila përfundon në verën e vitit 2023, Belica përfiton përafërsisht 5 mijë euro në muaj. Siç gazeta e ka raportuar ditë më parë, te të kuqtë nuk do të ketë më harxhime të tepruara dhe përveç kësaj, qëllimi është që në skuadër të ndihen të gjithë të barabartë në çdo aspekt. Duke u nisur nga kjo, Belicës i është kërkuar një ulje e ndjeshme e pagës, si dhe heqja dorë nga disa kushte të tjera, të cilat nuk bëhen me dije për momentin. Lojtari fillimisht refuzoi kategorikisht dhe kjo lëvizje e tij u pasua nga veprimi i radhës nga ana e klubit.

Drejtuesit kërkuan informacion te stafi teknik mbi pozitat e Belicës në skuadër dhe iu komunikua se 31-vjeçarin e shohin si pjesë të ekipit për sezonin e ri, por jo më si titullar të padiskutueshëm. Me pak fjalë, Belica nuk është më në kushtet që ishte vitin e shkuar. Më pas, krerët e klubit kanë kërkuar largimin e zëvendëskapitenit nga faza përgatitore në Pogradec dhe ardhjen e tij në Tiranë për negociata.

KRISJA – Pas fundit të sezonit Egzon Belica nuk ka kaluar ditët më të mira të karrierës së tij. Mbrojtësi u pa në vështirësi në momentin e golit të pësuar në ndeshjen e dytë ndaj Saburtalos, çka u pasua edhe nga një tjetër veprim surprizues i tij në fundin e ndeshjes, para se të gjuheshin penalltitë.

Zëvendëskapiteni nuk e pa veten gati për të gjuajtur një nga 11- metërshat dhe refuzoi ta bënte. Pas këtij momenti, ka nisur edhe krijimi i një hendeku të marrëdhënies mes klubit dhe lojtarit, duke mbërritur deri në pikën që jemi sot, pranë mbylljes së një historie suksesi, kur Belica shkroi faqen e tij në historinë e madhe të Partizanit.

DENIS LALA – Arena e Lajmit

 


Partizani-Belica, palët i ndan një hendek i madh/ Mbrojtësi s’do konflikt me klubin, ja si pritet të zgjidhet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook