Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, në një intervistë në “News24” reagoi me akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.
Po ashtu Vasili akuzoi edhe Bordin e Transparencës duke u shprehur se nuk kishte bërë asnjë reagim prej ditësh, ndonëse çmimi i naftës në bursë kishte rënë.
“Bordi kishte 20 ditë që nuk reflektonte ndërsa çmimi kishte rënë. Indinjata ime ishte e jashtëzakonshme. Paguajnë shumë më pak, Maqedonia dhe Kosova. Por për çfarë arsye? Indinjata është e madhe sepse plaçkitja është e organizuar dhe është një Pazar qeveri-oligarkë, pra duhet të shkrihet”, tha Vasili.
“Edi Rama përse nuk ndjehet, mos e kanë kapur gjë për fyti oligarkët!? Bordet i kam quajtur, borde hajdute. Brenda 20 ditëve Maqedonia bën ulje të njëpasnjëshme sepse shikon ulje në bursë. Ndërsa këta nuk ndihet, pra është një vjedhje e organizuar”, tha ndër të tjera Vasili.
I ndalur sërish tek udhëtimet me charter, të kryeministrit Edi Rama, Vasili me tone ironizuese tha se politika e “Rilindasve” duket se kalon nga krevati.
Keni thënë se në charter ka dhomë gjumi, nga e keni këtë informacion?
Vasili: Shqipëria nuk është një vend kaq hermetik që nuk dalin fjalët. Ka prej tyre që kanë udhëtuar. Disa kanë ndjerë një lloj frustrimi. Këta punën e krevatit e kanë pak me merak rilindasit, e keni dëgjuar që porosisin krevat dopio në zyrë. Ky e do avionin në krevat. Mesa duket shpesh politika e tyre kalon nga krevati. Nuk jam i çuditur kur ma thanë. Kur politika nuk ecën me udhën e ligjin, mekanizmat do të jetë ose krevati ose paraja e qelbur, pra gjithmonë gjëra që vijnë erë.
Arena e Lajmit