Si ndryshuan pagesat e dëmeve “Fond Kompensimi” dhe “Karton Jeshil” pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri të sigurimeve

Trafik Tirana1

Ligji i ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” ka dhënë impakt direkt në një përmirësim të ndjeshëm të situatës me Fondin e Kompensimit dhe Kartonin Jeshil, një vit e gjysmë pas hyrjes së tij në fuqi. Bazuar nga shifrat e raportuara nga shoqëritë e sigurimit dhe Byroja Shqiptare e Sigurimit, për dëmet e ndodhura pas datës 1 korrik 2021, objekt i Fondit të Kompensimit, aktualisht asnjë prej tyre nuk ka shkuar në gjykatë. Gjithashtu, një pjesë e konsiderueshme e këtyre dëmeve (87%) janë paguar përmes praktikës së siguruesit të drejtpërdrejtë, si një nga risitë e ligjit, ku i dëmtuari në një aksident të shkaktuar nga një mjet i pasiguruar ose i paidentifikuar e ka kërkuar dëmshpërblimin te shoqëria e tij e sigurimit (një format i ngjashëm me sigurimin Kasko).

Byroja Shqiptare e Sigurimit trajton rastet e aksidenteve të Kartonit Jeshil, si edhe të Fondit të Kompensimit. Në të kaluarën, ka patur problematika në të dy këta komponentë, për shkak të mospagesës së dëmeve brenda afateve, si edhe numrit të konsiderueshëm të pazgjidhur të kërkesave për dëmshpërblim. Akumulimi i këtyre rasteve ndër vite dhe problematikat e mbartura sollën edhe vendosjen e Byrosë Shqiptare të Sigurimit në statusin e monitorimit nga ana e Këshillit të Byrove, në tetor të vitit 2013. Përmirësimi i ndjeshëm i situatës së dëmeve te Byroja, falë ndryshimeve të fundit ligjore dhe monitorimit të shtuar nga ana e Autoritetit, sollën edhe daljen e Byrosë Shqiptare të Sigurimit nga monotirimi i Këshillit të Byrove në dhjetor të vitit të kaluar.

Disa nga ndryshimet e fundit ligjore që kanë dhënë impakt të ndjeshëm në përmirësimin e situatës së Byrosë janë:

Përmirësimi i situatës me pagesat e prapambetura për Kartonin Jeshil solli edhe vendimin e Këshillit të Byrove për të ulur me rreth 1 milionë euro garancinë financiare që Byroja Shqiptare e Sigurimit duhet të mbajë për rastet e thirrjes së garancive.

 

 

 

Si ndryshuan pagesat e dëmeve “Fond Kompensimi” dhe “Karton Jeshil” pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri të sigurimeve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook