Soza, një portugez për sulmin ballshiot/ Kush është 24-vjeçari që ka qenë te Benfika (VIDEO)

Bylisi merr një sulmues portugez i cili shënon që në ndeshjen e tij të parë me fanellën e Bylisit. Bëhet fjalë për 24-vjeçarin Aires Soza, i cili ka ardhur vetëm tri ditë më parë në Shqipëri dhe pas një seance me ballshiotët në Pogradec, menjëherë është aktivizuar nga trajneri Jeton Beqiri në ndeshjen miqësore kundër Skënderbeut.

BYLIS

Soza është një sulmues krahu, i cili mund të përshtatet edhe në qendër. Ai vjen pas tri viteve me skuadrën e Maritimos në Portugali. Bëhet fjalë për ekipin B të këtij klubi të njohur, që militon në ligat e ulëta të shtetit luzitan. Karriera e Sozës ka nisur në akademitë e klubeve të njohura si Nacional dhe Benfika.

Ai ka qenë pjesë edhe e Sporting Covhilha, ndërsa bëhet fjalë për një lojtar të shpejtë, më tepër shquhet për shpërthimet e tij, sesa golat. Ndërkohë, dje te Bylisi ka luajtur edhe një mes fushor me tipare sulmuese nga Nigeria, me mbiemrin Kris. Gjithashtu pjesë e ballshiotëve është bërë së fundmi edhe mesfushori Mikel Brahilika, i cili vjen nga Turbina e Cërrikut. Në ditët e ardhshme pritet që klubi i Bylisit të bëjë disa zyrtarizime.

Arena e Lajmit


Soza, një portugez për sulmin ballshiot/ Kush është 24-vjeçari që ka qenë te Benfika (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook