“Të dhënat kanë dalë me miratimin e heshtur të qeverisë”, Kikia: E kanë kaluar me sportivitet, kur hynë iranianët nuk mbeti gjë për të nxjerrë

Mentor Kikia

Gazetari Mentor Kikia i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me skandalet e publikimit të të dhënave në vend, teksa tha se qeveria e ka mbrojtur hakerimin e të dhënave duke nisur që nga pagat dhe numrat e telefonave.

Ai shtoi se këto ngjarje janë kaluar me sportivitet nga qeveria dhe qytetarët dhe me autoritetet që nuk iniciuan asnjë hetim.

Kikia tha gjithashtu se kur në lojë hynë hakerat iranianë “nuk mbeti gjë për të nxjerrë”, ndërsa tha më tej se të dhënat kanë dalë me një miratim të heshtur të qeverisë.

“Kemi të gjithë informacionin që doli dhe u mbrojt nga Rama, në ato që tha ai mbrojti hakerimin e të dhënave. Kur dolën pagat u kthye në telenovelë, po bënim barsoleta. Edhe kjo u kalua me sportivitet, si nga qytetarët ashtu dhe nga qeveria. Autoritet nuk iniciuan hetime, pastaj dolën të gjitha, patentat, targat, etj. Kur hynë në lojë iranianët nuk ngeli më gjë për të nxjerrë. Pastaj ne u kthyem në heronj duke dëbuar ambasadën iraniane, por iranianët nxorën vetëm atë që kishte mbetur. Ato dolën me një miratim të heshtur nga qeveria, nëse do flasim sot me të njëjtin sportivitet, hakerimi iranian bën transparencë, ashtu si pastruesja që na treguan sa para kanë vërtetë këta zyrtarë”, deklaroi ai.

“Të dhënat kanë dalë me miratimin e heshtur të qeverisë”, Kikia: E kanë kaluar me sportivitet, kur hynë iranianët nuk mbeti gjë për të nxjerrë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook