Tregtonin lëndë narkotike, arrestohen tre shqiptarë në Neo Kosmos të Greqisë, ja çfarë u gjet në banesë

Greqia'

Tre shqiptarë janë arrestuar në Neo Kosmos në Greqi për shkelje të legjislacionit dhe tregtim të lëndëve narkotike.

Autoritetet greke bëjnë me dije se tre të arrestuarit janë të moshës 54, 51 dhe 21 vjeçare.

Në kuadër të aksioneve të ELAS-it për kapjen e tregtarëve dhe trafikantëve të drogës, në zonën Neos Kosmos-it, u identifikuan tre të akuzuarit duke arrestuar në shtëpinë e tyre.

Gjatë kontrollit fizik në banesën e shqiptarëve u gjetën dhe konfiskuan: 70 gr kokainë, 398 g. pluhur i bardhë kokainë, 505 euro, 4 peshore elektronike precize, 2 celularë dhe 2 makina.

Tre shqiptarët aktualisht ndodhen në Prokurorinë Penale në Athinë.

Arena e Lajmit

Tregtonin lëndë narkotike, arrestohen tre shqiptarë në Neo Kosmos të Greqisë, ja çfarë u gjet në banesë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook