VIDEO/ Ballkani i Dajës fiton, por ia komplikon jetën vetes në një kualifikim që dukej i mbyllur

Ballkani ka arritur sot një fitore në ndeshjen e saj të parë në turin e tretë të Ligës së Konferencës ndaj Klaksvik. Por suksesi i skuadrës së Dajës me shifrat 3-2 ka lënë një shije të keqe në fund të 90 minutave.

bandicam 2022-08-04 21-07-47-469

Për 50 minuta, skuadra kosovare ishte dominuese e plotë në fushën e lojës dhe shënoi me lehtësi në portën kundërshtare me Gripshin, Korenicën e Rrahmanin teksa shpërdoroi edhe raste të tjera të shkëlqyera.

Por pas golit të tretë, ekipi vendas uli ritmin e lojës dhe i dha mundësinë miqve nga Ishujt Faroe që të ktheheshin në lojë. Ata tentuan disa herë në goditje këndi e dënimi të gjenin të papërgatitur prapavijën e Ballkanit dhe ia dolën të shkurtonin diferencën me Kletskard. Ballkani u mundua të reagonte por miqtë ishin më agresivë dhe ia dolën të shënonin përsëri në fund ne të njëjtin autor duke shkurtuar diferencën në 3-2 e duke hapur një kualifikim që dukej i mbyllur për ekipin kosovar.

BALLKANI – KLAKSVIK 3-2

30′ Gripshi, 41′ Korenica, 50′ Rrahmani / 69′, 88′ Kletskard

FORMACIONET ZYRTARE

ballkani klaksvik

Arena e Lajmit


VIDEO/ Ballkani i Dajës fiton, por ia komplikon jetën vetes në një kualifikim që dukej i mbyllur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook