Vrasja e kreut të OST Saimir Jaku/ Gazetari: Erdhi pas goditjes së ‘shtëpive të barit”. Ish drejtuesi i policisë: Krim i organizuar në grup

11111111111

Në emisionin “Në Shënjestër” në News24, po diskutohet në lidhje me vrasjen e ish-kreut të Linjës së Tensionit të Lartë të OST-së për veriun, Saimir Jaku, mëngjesin e 9 shtatorit 2016, në qendër të Rrëshenit.

Të ftuar në studio janë gazetari investigativ Sokol Bregu dhe ish-drejtuesi i Policisë Durrës Arben Hajdarmataj.

Bregu u shpreh se pavarësisht se është arrestuar një nga personat e përfshirë në ekzekutim, ende ka shumë gjëra të pa zbuluara mbi çështjen, pasi ende nuk janë zbuluar motivet që çuan në kryerjen e një krimi të tillë. Ai tha se zanafillën e krimit e sheh tek goditja e “shtëpive të barit” që u bë në atë kohë në Mirditë dhe se vrasja e Jakut ishte e lidhur me detyrën si kreu i Linjës së Tensionit të Lartë të OST-së për veriun, duke qenë se shtëpitë e barit finksionojnë me energji elektrike.

Ndërkohë, zoti Hajdarmataj u shpreh se vrasja e Saimir Jakut nuk është një krim që mund të kryhet vetëm dhe se pjesë e tij duhet të kenë qenë minimumi edhe një person tjetër.

Ai ka shtuar se ende nuk është përcaktuar qartë se cili ka qenë roli i personit të arrestuar në lidhje me ngjarjen.

Pjesë nga biseda në studio:

Bregu: Policia mund të ketë arrestuar një ndër personat e pranishëm në vrasje, por motivi e arsyet nuk kanë dalë ende. Që në momentin që ka ndodhur ngjarja, kam menduar që është një vrasje për shkak të detyrës sepse në atë zonë pas vrasjes dhe para saj ishin bllokuar disa tonelata kanabis të prodhuara në shtëpi bari. Për herë të parë, edhe pse Mirdita një zonë e vogël, për herë të parë në Shqipëri u godit nga policia një e tillë 8 vite më parë dhe mësuam që ekzistokan shtëpitë e barit edhe në Shqipëri. Vrasja e tij kishte lidhje me detyrën e tij, kështu e lexova në fillesat e vrasjes.

Hajdarmataj: Në pamje të parë të jep të mendosh që është një vrasje e tipit mafioz, e kryer nga një vrasës me pagesë. Një person i vetëm është i pamundur të kryejë një vrasje të tillë. Në momentin që përveç rasteve e konflikteve të rastit, raste të tilla si ky i Rrëshenit ka një organizim. Në një farë mase i jap të drejtë policisë që thotë krim i organizuar, ka pasur minimumi dy persona.
Roli i personit të arrestuar, ende nuk kemi informacion. Ka nisur diçka por nuk është zbardhur e gjitha.

Bregu: I arrestuari nuk tregon pasi nëse thotë është një vrasje e organizuar dëmton veten e tij, nëse thotë jam paguar rëndon akuzën e tij.

Arena e Lajmit

Vrasja e kreut të OST Saimir Jaku/ Gazetari: Erdhi pas goditjes së ‘shtëpive të barit”. Ish drejtuesi i policisë: Krim i organizuar në grup

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook