Pioli, “SMS” Maldinit: Milanit i duhen edhe dy blerje. Nuk duam sozi të…

“Do të luftojmë për të mbrojtur titullin, duam të përmirësohemi në Ligën e Kampioneve”. këta janë dy objektivat e rinj të Milanit në sezonin e ri, sipas Stefano Piolit, i cili në intervistën për “La Gazzetta Dello Sport”, ka bërë një analizë të punës që pret ekipin, por edhe merkatos së klubit e cila sipas tij nuk ka përfunduar ende.

Pioli Maldini

“Një vit më parë nuk besonim vetëm se mund të përmirësonim klasifikimin e vitit të mëparshëm, që nga dita e parë mendonim se mund të fitonim gjithçka. Unë çdo ditë mbërrij ‘i shqetësuar’ për entuziazmin me të cilin lojtarët do të punojnë, por pastaj kur i shoh në fushë, të gjithë dyshimet largohen. Nëse do të vazhdojmë kështu, do të jemi konkurrues, nuk do të thotë që do të rifitojmë titullin, por që do të kemi mundësi të fitojmë çdo ndeshje. Derisa të shoh këtë lloj sjellje, do të jem i qetë. Liga e Kampioneve është një turn që u përket 4-5 skuadra. Me të tjerat ka diferencë nivelesh. Ne do të përfitojmë nga eksperienca e fundit, që atëherë jemi rritur shumë”, thekson trajneri. Por për të bërë një hap të rëndësishëm, Milani duhet ta vazhdojë të ndërhyjë në merkato dhe për këtë, Pioli i ka idetë e qarta se çfarë duhet të kërkojë Maldini.

“Në letër na mungojnë dy role, mbrojtësi dhe mesfushori. Nuk duam që të zëvendësojmë ata që u larguan me sozi të tyre, edhe për faktin e thjeshtë se nuk ka një Kesi tjetër. Na nevojiten dy karakteristika: eksplozivitet dhe inteligjencë”, theksoi Pioli.

Por ai duket gjithsesi i lumtur me ndërhyrjet që janë bërë deri tani nga klubi. “De Ketelere i tregova video me konceptet tona të lojës. Është shumë i vëmendshëm, nga ajo që ka thënë shihet se është shumë inteligjent dhe që kupton nga futbolli. Pastaj ka shumë talent, shihet nga mënyra se si prek topin, është elegant, i bukur për t’u parë. E pyeta Origin për të, se e ka në kombëtare dhe më tha ‘është gjysmë Havertz, gjysmë Kaka’. Do të luajë ndonjë minutë në Viçenca dhe një pjesë loje të dielën ndaj Pergoleteze. Adli po përfshihet shumë mirë, shpesh lëviz edhe më shumë se duhet, por po mëson shpejt. Është shumë inteligjent, luan në vertikale. Origi di të bëjë gjithçka, është shumë i vëmendshëm, më pëlqen dhe do na dhurojë shumë kënaqësi”, ishin fjalët e trajnerit të Milanit.

Arena e Lajmit


Pioli, “SMS” Maldinit: Milanit i duhen edhe dy blerje. Nuk duam sozi të…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook