Deputeti Piroli dhe ish-kryetari i PD në Laç i bashkohen Partisë Demokratike, Noka: Rrëzimi i këtij regjimi, qëllim i përbashkët!

Pd

Demokratët, ashtu si në Durrës, Mirëditë dhe Peqin, janë bërë bashkë edhe në Kurbin. Deputeti Kastriot Piroli dhe ish-kryetari i PD në Laç Behar Axhiu iu bashkuan  Partisë Demokratike.

I pranishëm në selinë e PD Kurbin, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka theksoi se bashkimi do të ndodhë në të gjithë Shqipërinë.

“Kjo është një mbledhje që i bashkon demokratët. Demokratët janë bashkë dhe kanë vetëm një qëllim, të përballemi me dhe të mundim regjimin për t’i kthyer pushtetin lokal qytetarëve. Motoja e çdo demokrati sot është, të bashkohemi, të jemi bashkë për t’i dhënë shpresë vendit. Sot në Kurbin jemi bashkë dhe demokratët e Kurbinit kanë një arsye më shumë se ne kemi një arsye më shumë për të mundur Edi Ramën. Bashkinë nuk mund ta lëmë më në duart e bandës së pushtetit. Ia falëm të gjitha pushtetet Edi Ramës, kemi vuajtur shumë për këto gabime, jo tuajat dhe unë e ndjej detyrim t’ju kërkoj ndjesë edhe nga gabimet tona në këto vite opozitë, sepse ju nuk e keni merituar të rrimë pa përfaqësim dhe pa pushtet vendor kur pushteti vendor është shumë i rëndësishëm dhe fryma është ndaj Partisë Demokratike. Me këtë bashkim po shkojmë drejt rrugës së fitores ky mesazh do të rrezatojë në të gjithë Shqipërinë. Në Durrës u dha sinjali i madh i bashkimit. Sot jemi në Kurbin dhe do ta vazhdojmë në të gjithë Shqipërinë”, tha Noka.

Bashkimi i bazës demokrate është një sinjal i mirë në një prej proceseve demokratike të PD, të Primareve. Më herët edhe deputetja e Qarkut Lezhë Elda Hoti iu bashkua shumicës së demokratëve.

Arena e Lajmit

Deputeti Piroli dhe ish-kryetari i PD në Laç i bashkohen Partisë Demokratike, Noka: Rrëzimi i këtij regjimi, qëllim i përbashkët!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook