Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi akuzohet se ka bashkëpunuar me autorin e plagosjes së 50-vjeçarit dje në Fier. Ngjarja ndodhi në lagjen “11 janari”, ku pas një konflikti Altin Nika qëlloi me armë zjarri në bark Dashamir Muçën.
Burime zyrtare bënë me dije sot se pas hekurave përfundoi Bejo Hoxhaj, i cili akuzohet se ka mundësuar largimin nga vendi të Nikës, i cili rezulton me dy emra, konkretisht dhe me emrin Marko Veizaj.
Mjeti me të cilin u largua autori, u gjet në Mallakastër, i fshehur në një zonë te thellë, bashkë me armën e krimit brenda. Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se ka dyshime se autori dhe i plagosuri kishin pazare pa mbyllur jashtë shtetit.
NJOFTIMI I POLICISE
Ndihmoi autorin e plagosjes së ndodhur ditën e djeshme, të largohej nga vendi i ngjarjes, vihet në pranga 49-vjeçari. Vijon puna për kapjen e 52-vjeçarit që plagosi me armë zjarri një shtetas, në lagjen “11 janari”, Fier.
Sekuestrohen automjeti me të cilin u largua autori, një armë zjarri pistoletë, një pistoletë paralizuese dhe municion luftarak. Në vijim të veprimeve për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në lagjen “11 janari”, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi D. M., 50 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 49 vjeç, banues në Mallakastër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas ka ndihmuar autorin e ngjarjes, shtetasin A. N. alias M. V., 52 vjeç, të largohej nga vendi i ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti me të cilin është larguar autori, brenda të cilit u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër, 12 fishekë dhe 1 pistoletë paralizuese.
Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e 52-vjeçarit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Arena e Lajmit