Noka: Çdo forcë politike ka statut dhe rregullore! Zheji: Keni vënë kushte. Kur nuk do ta bësh bashkimin atëherë…

Noka

Në emisionin “Open” në News24 janë zhvilluar debate dhe diskutime mes të ftuarve.

Ka qenë Flamur Noka dhe analisti Dritan Hila dhe analistin Artur Zheji, që kanë diskutuar lidhur me zgjedhjet vendore.

Nga ana e tij Flamur Noka tha se tek vota nuk ka bisedim, dhe se PD nuk ka dy forca politike, po është vetëm një grup deputetësh.

Pjesë nga biseda në studio:

Noka: Partitë kanë statut që janë Kushtetuta, kanë rregullore, siç janë kodet civile të një vendi.

Zheji: Kur nuk do ta bësh bashkimin ka argument për këtë. Në momentin që një nga kushtet ishte njohja e statutit dhe në bazë të tij do veprohet. Zoti Paloka nuk e mohoi. Këtu bashkërendoheni për një zgjidhje të përkohshme për të arritur një kandidat për të shmangur përçarjen, tani ti vësh kushtin hajde tani tek vatha ime…

Noka: Çdo forcë politike ka statut dhe rregullore

Zheji: Janë dy forca politike

Noka: Jo nuk janë. Ka vetëm një grup deputetësh. Papritmas janë vënë kushte që ishte të krijohen Këshilla drejtues, të mos konsiderohet vota

Pyetje: Kur i vendosën këto kushte?

Noka: Tani, pardje…Ditën kur zoti Bardhi i caktuar si përfaqësues i grupit të deputetë për të biseduar statuti ka qenë dhe e kanë ditur që ky statut e ka sanksionuar votën  e demokratëve. Ata kërkojnë të rikthejnë kohën e Lul Bashës,

Dritan Hila: Me votën spekulohet, ti e ke vënë para faktit të kryer

Noka: Unë nuk kam lekë të bësh sondazhe sepse jam një forcë që punoj me vullnetarë.

Dritan Hila: Keni edhe oligarkë,

Noka: Sipas teje…

Dritan Hila: Me pare rroge nuk bënit as foltoren. Në këto kushte ishte dashur që këta të mos i vini përballë faktit të primareve. Por këta po kërkojnë ‘na lini pak rrugë që të përfaqësohemi edhe ne’

Noka: Të ishte kjo do të ishte një bisedë tjetër

Hila: Ju i vendosët para faktit të kryer

Arena e Lajmit

Noka: Çdo forcë politike ka statut dhe rregullore! Zheji: Keni vënë kushte. Kur nuk do ta bësh bashkimin atëherë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook