PD e përçarë në zgjedhje, Noka: Një grup i vogël deputetësh është i marrë peng nga Rama! Opozita do të jetë fituese

Nok

Në emisionin “Open” në News24, Flamur Noka foli për zgjedhjet dhe zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike.

Gjatë bisedës në studio, Noka tha se një grup i vogël deputetësh është i marrë peng nga kryeministri Edi Rama, duke shtuar se baza e PD është e bashkuar dhe se qëllimi i vetëm është rrëzimi i regjimit.

Noka: Problemi është tek institucionet, një formë politike mbahet me institucione dhe një forcë me anëtarësinë dhe me statut, këto janë shtyllat që një forcë politike mbahet. Tani e kemi thënë që e para është një Kryesi që vetëquhet dhe nuk ekziston. Është bërë ky debat, një Kryesi ku 36 veta të emëruar nga kryetari partisë dhe 10 veta të zgjedhur mos gaboj dhe nga këta të zgjedhur ku shumica nuk janë aty, nuk mund të quhet. Mund të vijë radha edhe shoferit tim të futet në atë grup dhe nuk kanë asgjë të përbashkët. Kur Edi Rama merr vendim prej një vitit ë mbajë vulën e PD, kjo është një çështje që demokratët e dinë. Përpjekja ka qenë për të bashkuar grupin parlamentar të PD. Baza është e bashkuar. Unë kam qenë në Kurbin dhe të gjithë demokratët janë bashkë. Shqetësimi ishte si të strukturohemi dhe të organizohemi për fitoren e zgjedhjeve lokale.

Pyetje: Një grupim u grupit parlamentar dhe i deputetëve të PD po marrin vendimin për të dalë me kandidatë?

Alibeaj: Ju po thoni që një grup deputetësh po marrin vendime. Këtë e zgjidhin demokratët. Unë mendoj që Edi Rama kurrë nuk mundet të caktojë, opozitë, PD dhe vullnetin e demokratëve. Opozita do të jetë fituese.

A do të ndahen votat e demokratëve?

Alibeaj: Një grup i vogël deputetësh është i marrë peng nga Rama dhe Balla që po përpiqen t’i bëjnë shërbimin.

Arena e Lajmit

PD e përçarë në zgjedhje, Noka: Një grup i vogël deputetësh është i marrë peng nga Rama! Opozita do të jetë fituese

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook