S’konstatoi vjedhjen e 10 telekamerave dhe u largua nga puna para orarit, pranga punonjësit të sigurisë në Elbasan

Policia E Elbasanit 1 696x522 600x450

Një punonjës i sigurisë në një subjekt privat, pasi dyshohet se nuk konstatoi vjedhjen e 10 telekamerave në këtë subjekt dhe u largua pa përfunduar orarin e shërbimit, ka rënë në pranga.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 48 vjeç, banues në Elbasan, punonjës sigurie në një firmë private, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë natës, në kohën që ky shtetas ishte në turnin e tij të punës si punonjës sigurie, në një firmë, janë vjedhur 10 telekamera të vendosura për sigurimin e objektit. Gjithashtu, sipas kallëzimit të punonjësit të turnit të radhës që ka konstatuar vjedhjen e telekamerave, 48-vjeçari është larguar nga vendi i punës para orarit të përfundimit të shërbimit.

Punohet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

S’konstatoi vjedhjen e 10 telekamerave dhe u largua nga puna para orarit, pranga punonjësit të sigurisë në Elbasan

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook