VIDEO/ Dështimi i bisedimeve me Berishën, Kryesia e grupit të Alibeajt diskutime për 3 orë. Kush ishin demokratët e pranishëm në mbledhje

Selia e PD

Është mbledhur sot Kryesia e grupit të Alibejat, e cila nisi në 18:00 dhe zgjati 3 orë.

Në mbledhje u diskutuan çështje që lidhen me zhvillimet në PD, siç është dhe dështimi i atyre që nisën si bisedime me grupin e Berishës për të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale të 2023-shit.

Sakaq, gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb të pranishëm në mbledhjen e thirrur nga Alibeaj, ishin: Xhemal Gjunkshi, Taulanta Jupi, Indrit Sefa, Gazment Bardhi, Taulant Zeneli, Fitim Zekthi, Orjola Pampuri, Endri Hasa, Juela Hamati, Gazment Koduzi, Enkeljed Alibeaj, Jonila Godole, Roland Bejko dhe Kreshnik Çollaku. Ndërkohe, Flamur Hoxha, Agron Kapllanaj, Gent Gaba, dhe Orjela Nebiaj, sipas (PD se Alibeajt) ishin te pranishem online.

Deklaratat e zotit Berisha kanë qenë të prera sa i takon Primareve, ku sipas tij të gjithë kandidatët për kryetarë bashkie do të zgjidhen përmes këtij procesi.

Arena e Lajmit

VIDEO/ Dështimi i bisedimeve me Berishën, Kryesia e grupit të Alibeajt diskutime për 3 orë. Kush ishin demokratët e pranishëm në mbledhje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook