Investim i rëndësishëm, klubi i Kategorisë së Parë me fushë të re

Oriku në Kategorinë e Parë do të ketë kushte optimale sa i përket infrastrukturës. Falë mbështetjes financiare të Bashkisë së Vlorës, në bashkëpunim edhe me FSHF-në, ka nisur puna për ndërtimin e fushës së re të stadiumit.

Oriku fusha

Për skuadrën dhe tifozët ishte një ëndërr e bërë tashmë realitet, falë edhe këmbënguljes së administratorit Muharrem Jazaj.

Fusha e Orikut

Vitin e kaluar skuadra ka hasur shumë vështirësi nga situata tejet e vështirë e fushës, aq sa stërvitjet i zhvillonte brenda Pyllit të Sodës në Vlorë. Makthi merr fund tashmë me nisjen e investimit. Sezonin e ri skuadra do të përgatitet në fushë të re, por edhe  ndeshjet zyrtare do të zhvillohen në kushtet më se normale.

– Arena e Lajmit


Investim i rëndësishëm, klubi i Kategorisë së Parë me fushë të re

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook