Pak ditë para mbylljes së regjistrimit të popullsisë në Serbi, Presidenti Begaj pret delegacionin nga Presheva

B49622d3 Eca7 4884 9d53 E1ba77cfe2ec

Vetëm pak ditë nga mbyllja e regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë në Republikën e Serbisë, një delegacion i Komunës së Preshevës, u pritën sot nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj.

Presidenti Begaj vlerësoi seriozitetin dhe pjekurinë me të cilën shqiptarët dhe partitë politike shqiptare të Komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës treguan këtë herë për procesin e regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë në Republikën e Serbisë dhe përshëndeti pjesëmarrjen e lartë veçanërisht në dy komunat e para.

Duke vlerësuar frymën e bashkëpunimit të demonstruar nga të gjithë aktorët dhe faktorët politikë shqiptarë në Luginën e Preshevës, Presidenti Begaj, theksoi se ky bashkëpunim solli një regjistrim më të saktë e më të drejtë të shqiptarëve që jetojnë në këtë rajon të Serbisë.

“Kjo i shërben statusit të shqiptarë në këto komuna dhe i faktorizon ata edhe më shumë në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të tyre në Serbi, të cilat duhet të jenë në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira evropiane”, nënvizoi Presidenti Begaj.

Pas vlerësimit të klimës së re pozitive e të bashkëpunimit rajonal në tërësi, si dhe të vëmendjes së shtuar të Bashkimit Evropian për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Kreu i Shtetit, e siguroi delegacionin e Komunës së Preshevës se shqiptarët e Luginës së Preshevës do të gjenin gjithmonë tek ai dhe institucionet shqiptare një mbështetës të fortë e të vendosur për realizimin e plotë të të drejtave të tyre.

Arena e Lajmit

Pak ditë para mbylljes së regjistrimit të popullsisë në Serbi, Presidenti Begaj pret delegacionin nga Presheva

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook