“Qeveria e zhytur në skandale të llahtarshme”, Meta për protestën e 12 nëntorit: Qytetarët mezi e kanë pritur, do të jetë dita e rizgjimit të dinjitetit kombëtar

Ilir Meta

Protesta e 12 nëntorit do të jetë një ditë shumë e rëndësishme për demokracinë, thotë kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në një deklaratë për gazetarët këtë pasdite, Meta tha se qytetarët mezi e ka në pritur këtë protestë, kundër të gjitha skandaleve të qeverisë.

“Ne i kemi ftuar qytetarët dhe jemi të sigurt se mezi e kanë pritur një datë për të shprehur padurimin e tyre për ndryshim dhe protestën e tyre për të gjitha këto skandale të llahtarshme ku është zhytur kjo qeveri që ka goditur perspektiven e vendit dhe ka vrarë shpresën e të rinjve. 12 nëntori do të jetë një ditë e rëndësishme për demokracinë dhe rizgjimin e dinjitetit kombëtar”, u shpreh Meta.

“Qeveria e zhytur në skandale të llahtarshme”, Meta për protestën e 12 nëntorit: Qytetarët mezi e kanë pritur, do të jetë dita e rizgjimit të dinjitetit kombëtar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook