“Rama ka vrarë shpresën e shqiptarëve”, Berisha rendit arsyet: Ja pse po shpopullohet Shqipëria

Berisha Me Gazetaret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka treguar arsyet se pse shpopullohet Shqipëria, duke renditur disa pika.

Në një konferencë për mediat, Berisha pohoi se Rama ka vrarë shpresën e shqiptarëve.

“PD deklaron se: Shkaku themelor i shpopullimit të Shqipërisë, vetëm për në vendet e BE, e 26% e popullatës, pa përfshirë këtu ata që kanë shkuar në SHBA, Britani, apo Kanada, është; votimi fiktiv masiv në zgjedhje, blerjet masive të votave, dhe përdorimin e bandave në fushatë. Me zgjedhjet fitvie Rama ka vrarë shpresën te shqiptarët se pushteti mund të dëmtohet me votë. Vetëm gjatë 2202-shit, kanë ikur shumë shqiptarë. Sot Edi Rama kontrollon të gjitha pushtetet në Shqipëri. Shqipëria për indeksin e zbatimit të ligjit, renditet ndër 4 vende nën Vietnamin komunist. Zëvendësimi i shtetit ligjor me narkoshtetin është një tjetër arsye. Shqipëria është shndërruar në qendër kriminale botërore. Vjedhja e fondeve të pasurive publike, vendosja e sistemit të pasurive në vend. KLSH ka faktuar se në 7 vite janë vjedhur 8.2 mld euro, shumë e barabartë për dy buxhete. Kryeministri firmosi në kundërshtim flagrant me ligjin e vendit, kontratat për djegëset, por ata nuk funksionojnë. Sot shqiptarët janë shndërruar në popullin e gomones. Ai ka realizuar 137 udhëtime me charter, përfshi këtu dhe udhëtime për të ndjekur sportin amerikan në Florida. Vetëm këto udhëtime iu kanë kushtuar 10 mln euro shqiptarëve. Ai harxhoi 4 mln euro për instilacionin. Varfërimi i shqiptarëve është shkak tjetër i shpopullimit dramatik të shqiptarëve. Ata në 2013 kishin rrogën më të lartë në rajon, sot pas 9 vitesh.”, tha Berisha.

“Rama ka vrarë shpresën e shqiptarëve”, Berisha rendit arsyet: Ja pse po shpopullohet Shqipëria

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook