Rama nga Tropoja: Pylli i gështenjave do të ndahet nga bashkia! Çfarë ndodh në rastet kur ka konflikt

Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me fermerë në Tropojë, deklaroi se pylli i gështenjave do të shpërndahet nga Bashkia.

Duke u ndalur te problemet me ndarjen e pronave, ai theksoi se problematikat janë adresuar.

Ndër të tjera Rama tha se çështjet me konflikte i takojnë Bashkisë që t’u japë zgjidhje.

“E kemi adresuar çështjen e pronës. 2700 hektarë të pyllit të gështenjave i janë dhënë bashkisë, që ajo të bëjë identifikimin dhe ndarjen e tyre sipas tyre marrëveshjeve që janë në territor. Problemi me pyllin e gështenjave, apo me zona të tjera, siç është në jug, është që kemi situata pronash të pakthyera që aktualisht përdoren nga njerëzit që nuk e kanë pranuar 7501-in dhe në mënyrë paqësore me njëri-tjetrin kanë rënë dakord për kufijtë e vjetër. S’ka konflikte potenciale, sepse është rënë dakord që ‘këtu e ka pasur kufirin familja ime dhe aty e jotja’. Jo kudo ka pasur zgjidhje të tilla. Ka pasur dhe zona me konflikte, ndaj ja kemi lënë bashkisë që të trajtojë këto çështje. Po flasim për ndarje në funksion të shfrytëzimit. Jam emigrant nga Tropoja, që dua të investojë. Mbi këtë bazë bashkia ma njeh të drejtën mbi këtë pronë dhe me dokumentin që marr bazuar në këtë realitet, aksesoj fondet e mbështetjes për agroturizmin.”, tha Rama.

Rama nga Tropoja: Pylli i gështenjave do të ndahet nga bashkia! Çfarë ndodh në rastet kur ka konflikt

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook