Sa keni shpenzuar për takimet në hotele gjatë Foltores? Berisha: I kemi pasur gratis nga bashkitë. Rama përpjekje për të konfiskuar flamurin e PD

Berisha Foltore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se ai ka zhvilluar shumë pak takime në hotele gjatë turit të tij të Foltores, ndërsa nëpër qytetet e vendit, nuk ka pasur shpenzime pasi bashkitë ia kanë ofruar falas ambientet e mbyllura.

Duke folur në një konferencë për shtyp ai tha se kryeministri Rama po përpiqet ti konfiskojë flamurin e partisë, teksa u pyet se si do të regjistrohet PD në KQZ.

Si do regjistroheni në zgjedhjet e 14 majit?

Ka një vendim gjykate në të cilin gjykatësi ka vendosur mbi këtë realitet për Kuvendin, logon, vendimet e PD-së. Gjithçka është e ligjshme, gjithçka e paligjshme është përpjekja e Ramës për të konfiskuar flamurin e partisë. PD rezervon çdo të drejtë ti përgjigjet atij në mënyrat më të merituara. Nuk kemi problem me asnjë njeri tjetër, kemi problem vetëm me Ramën. Me një akt prej burracaku,

Ju keni zhvilluar takime në hotele që kushtojnë. Me çfarë parash i mbuloni shpenzimet, pasi financat e partisë i ka pala tjetër?

PD në të gjitha takimet e saj, përveç disave që janë zhvilluar në hotele, të gjitha i ka pasur gratis. Kjo solli një sherr të madh mes Ramës dhe bashkiakëve, madje pati ndërhyrje të paskrupullta nga Guvernatorja se si mund të ndodhë, por ja që ndodh. Bashkitë kanë një sallë dhe ia ofrojnë forcave politike.

Sa keni shpenzuar për takimet në hotele gjatë Foltores? Berisha: I kemi pasur gratis nga bashkitë. Rama përpjekje për të konfiskuar flamurin e PD

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook