“Shkollat do t’i shfrytëzojmë për kurse”, Rama me të rinjtë në Tropojë: Teknologjia u jep mundësinë të rinjve të punësohen në çdo vend, me paga më të larta se këtu

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me të rinj dhe të reja në Tropojë foli për mirëmbajtjen e aktiviteteve jashtë shkollës në qytetin e tyre. Gjithashtu Rama theksoi se kanë hapur një program ku bëhen kurse të certifikuara , ku në një periudhë kohë 3-6 muaj të marrin njohuritë e nevojshme të teknologjisë.

“Ne duam të financojmë masivisht të rinjtë që I dedikohen teknologjisë. Është një gjuhë që i jep të rinjve mundësi të punësohet në çdo vend të botës. Pra mund të tregosh aftësitë e tuaja në të gjitha kontinentet duke marrë paga më të larta se sa këtu. Shkollat do t’i shfrytëzojmë për të bërë pasdite kurse për arte, zeje dhe për teknologjinë”, tha Rama.

“Shkollat do t’i shfrytëzojmë për kurse”, Rama me të rinjtë në Tropojë: Teknologjia u jep mundësinë të rinjve të punësohen në çdo vend, me paga më të larta se këtu

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook