EKSKLUZIVE/ Ignjatoviç i dyzuar për postin e drejtorit te Laçi, ja kërkesat e trajnerit Vukiçeviç për skuadrën kurbinase

Laçi është përfshirë në një revolucion të vërtetë pas eliminimit nga turi i dytë i Ligës së Konferencës. Përveç largimeve të shumta të lojtarëve, u ndryshua edhe trajneri. Pas rikthimit në stolin kurbinas, malazezi, Dejan Vukiçeviç, e gjen ekipin të mbarsur.

Trajneri i Laçit, Vukiçeviç logo

Aktualisht, skuadra ka nevojë emergjentë për t’u forcuar në mbrojtje, veçanërisht në qendër të këtij reparti, si dhe në sulm, qoftë për një lojtar “pykë”, por edhe anësorë. Kryegolashënuesi Saliu Guindo, por edhe Van-Dejv Harmon e Dejan Zarubica, nuk janë më pjesë e skuadrës.

Përveç tyre, janë larguar edhe emra të rëndësishëm pas përfundimit të sezonit si: Alen Sherri, Aleksandar Ignjatoviç, Bashkim Velija, Ardit Deliu, Juljan Shehu, Iljasa Zulfiu dhe Renato Malota.

Klubi ka hasur jo pak vështirë këtë periudhë për të gjetur emra cilësorë, qoftë në mbrojtje dhe aq më tepër në sulm, ku kanë mbetur vetëm Adeleke Akieniemi, si dhe lojtarët e krahut Mazrekaj e Prengaj.

Ndërkohë, “Panorama Sport” mëson se së fundmi ka pasur dilema për pasuesin e Naim Halilit në rolin e drejtorit teknik. Serbi Ignjatoviç u mendua se do të ishte në këtë pozicion, madje u shfaq në ndeshjet e Europës edhe në krye të delegacionit zyrtar të Laçit në transfertat në Moldavi dhe Mal të Zi.

ignjatovic-babatunde

Por, duket se së fundmi situata ka ndryshuar, teksa mësohet se Ignjatoviç po mendon të kthehet në vendlindje. Gjithsesi, kjo do të qartësohet në ditët në vijim, pasi mund të zgjidhet një tjetër emër.

PANORAMASPORT.Al


EKSKLUZIVE/ Ignjatoviç i dyzuar për postin e drejtorit te Laçi, ja kërkesat e trajnerit Vukiçeviç për skuadrën kurbinase

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook