EKSKLUZIVE/ Pritej me padurim te Kukësi, verilindorët drejt dështimit të marrëveshjes me sulmuesin nga Bosnja

Në klubin e Kukësit duan të tregohen të kujdesshëm sa u përket emrave të merkatos që synojnë, madje duke mohuar edhe të kenë pasur kontakte me sulmuesin Jovo Lukiç.

jovo lukic

Mirëpo, burime të sigurta të “Panorama Sport” tregojnë se klubi verilindor po shkon drejt dështimit të një marrëveshjeje me boshnjakët e Borac Banja Luka për 23- vjeçarin Lukiç.

Ky i fundit kishte rënë dakord për transferimin te Kukësi, por pengesë po bëhet klubi boshnjak sa i përket përqindjes së kartonit. Lukiç është nën kontratë me Borac Banja Luka, por ka pasur një klauzolë largimi jashtë Bosnjës.

Kukësi u fut në lojë, por me sa duket përqindja e kartonit dhe dëmshpërblimi që duan boshnjakët është i papërballueshëm. Gjasat janë që ardhja e sulmuesit të dështojë dhe klubi të shohë të tjera alternativa.

Arena e Lajmit


EKSKLUZIVE/ Pritej me padurim te Kukësi, verilindorët drejt dështimit të marrëveshjes me sulmuesin nga Bosnja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook