“Jetojmë në një shtet inekzistent sa i përket zbatimit të ligjit”, Meta: Referendumi, garanci për balancat e pushteteve

Meta Ilir

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë për mediat, mes të tjerash foli edhe mbi largimin masiv të shqiptarëve nga vendi.

Ai u shpreh se hapi i vetëm për ndalimin e hemoragjisë është vetëm largimi i kryeministrit Rama.

“Lëvizja e vetme që ndal hemoragjinë është largimi i Ramës si shkaktari me politikat e tij këmbëngulëse. Shqipëria ia ka kaluar të gjitha vendeve në luftë apo konflikte civile, Siri, Afganistan etj. Në vendet e rajonit nuk ka krahasim. 10 herë me shumë se Maqedonia e Veriut. kjo do të thotë që ky është problemi më i madh me të cilën përballet sot vendi dhe shoqëria, biznesi që ka mungesa në fuqi punëtore të përhershme. Rruga për i dhënë fund kësaj është largimi i Ramës.
Konventa e parë e PL kishte një moto, kjo do na udhëheqë në aktivitetin tonë, Shqipëria i përket të rinjve. Programi ynë ekonomik e social, aksioni politik i yni, do udhëhiqet nga vullneti për ti dhënë fund shpopullimit e për ti kthyer shpresën të rinjve se e ardhmja është këtu.

Vendosmëria jonë për ushtrimin e referendumit, synon garancitë e orta se Shqipëria nuk mund të kthehet në një shtet inekzistent ku bien balancat me s pushteteve dhe gjithçka uzurpohet nga një klikë e papërgjegjshme.

Jetojmë në një shtet inekzistent sa i përket zbatimit të ligjit”, tha Meta.

Arena e Lajmit

“Jetojmë në një shtet inekzistent sa i përket zbatimit të ligjit”, Meta: Referendumi, garanci për balancat e pushteteve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook