Sevija ka njoftuar arritjen e akordit me ish-mesfushorin e Realit, Francisko Alarkon Suarez i njohur si Isko.
Spanjolli u largua nga “Los Blancos” si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me klubin dhe bëhet kështu gati të startojë një aventurë të re në La Liga duke refuzuar kështu ofertat nga klubet e Serisë A si Roma dhe Milani që kishin shfaqur interes për 30-vjeçarin.
Ka qenë vetë Sevija që e ka bërë publik akordin mes palëve me anë të një postimi në “Twitter”.
🤝 Principio de acuerdo con @isco_alarcon para su fichaje por el #SevillaFC. ⚪️🔴🔝#WeareSevilla #NuncaTeRindas
— Sevilla Fútbol Club (@SevillaFC) August 7, 2022
Arena e Lajmit