Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në një reagim në Facebook ka akuzuar qeverinë Rama se po merr peng dhe po bllokon informacionet për ndërtimin e Portit të Durrësit.
Statusi:
Qeveria, peng e aferës,bllokon ne menyre mafioze informacionin per Portin e Durresit!
Qe ne 8 gusht te ketij viti, plot 3 muaj me pare, i jam drejtuar zyrtarisht qeverise dhe per dijeni Edi Rames per te me informuar per Portin e Durresit.
Kerkesa zyrtare eshte detyrim absolut ligjor bazuar ne Statusin e Deputetit dhe ligjin e te drejtes per informim.
Qeveria nuk jep asnje informacion dhe nderkohe miraton per 2 miliard euro
marrëveshjen kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C.
Cfare pandehin keta palaço qeveritare me Edi Ramen ne krye se jane ne mallin e babait dhe mund te plaçkitin dhe te bejne çte duan pa dhene llogari per pronat strategjike te vendit.
Bllokimi i informacionit eshte nje veprim mafioz qe demaskon aferen e Portit te Durresit.
Keta palaçot e qeverise lodhen kot, sepse letrat jane sheshit.
Keta vetem sa po rendojne shume keq veten edhe individualisht perpara drejtesise, se letrat do te hapen shume shpejt dhe asgje nuk do ti shpetoje.
Ja pyetjet drejtuar Qeverise ne kerkesen time zyrtare:
A është dhënë statusi i investitorit strategjik?
Nëse po, cilës kompanie i është dhënë ky status?
Jeni shprehur publikisht se investitori do të jetë “Emaar Group” ndërkohë në memorandumin e firmosur nuk përmendet gjëkundi “Emaar Group” ?
Analiza financiare si detyrim ligjor për marrjen e statusit të investitorit strategjik nga cila kompani është paraqitur?
A parashikohet, që ashtu sikurse në rastin e inceneratorëve prona publike të mund të lihet kolateral në Bankat Shqiptare apo të huaja në funksion të marrjes së kredive nga kompanitë e përfshira në memorandum?
Cilat janë masat garantuese që Porti i Durrësit të mos sekuestrohet nga Bankat vendase apo të huaja për shkak të problemeve eventuale të kompanive huamarrëse?
Investimi detyron spostimin e Portit Tregtar aktual, cilat janë masat e marra që Dogana të funksionojë normalisht dhe kjo të mos ndikojë negativisht në realizimin e të ardhurave që lidhen me biznesin ashtu dhe për Buxhetin e Shtetit?
Cila është kosto e Portit të ri tregtar dhe sa është kohëzgjatja e realizimit të ndërtimit të këtij porti?
Në këtë periudhë të ndërmjetme pra të fillimit të ndërtimit të portit turistik nga njëra anë dhe Portit tregtare nga ana tjetër, ku do jetë vendodhja e funksionimit të Doganës portuale Durrës?
Ndërtimi i Portit të ri tregtar do të realizohet me fonde të buxhetit apo do kërkohet një tjetër borxh?
Cili është qëndrimi zyrtar i institucioneve të Bashkimit Evropian për këtë projekt?
Kërkojmë nga ju të na vihet në dispozicion i gjithë komunikimi zyrtare me Bashkimin Europian për këtë projekt.