Mesfushori i Lacios, Luis Alberto është duke kërkuar një skuadër të re me spanjollin që nuk është i kënaqur me situatën te Lacio për shkak të teknikut Mauricio Sarri. Në javët e fundit ai u përfol për një transferim te Sevija pistë që tashmë mund të konsiderohet e mbyllur me spanjollët që ditën e sotme zyrtarizuan firmën me Iskon.
Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web” në këto kushte Luis Alberto mund të shikojë për një transferim brenda Serisë A, me Juventusin që ka shfaqur interes për 29-vjeçarin.
Për momentin nuk ka ende diçka konkrete mes palëve, por nëse në ditët e fundit të merkatos situata mbetet e njëjtë klubet do të përpiqen të gjejnë gjuhen e përbashkët për një transferim të mundshëm të spanjollit në Torino.
Arena e Lajmit