Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi thirret në SPAK. Zbardhet arsyeja e dëshmisë për rreth 1 orë

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi është thirrur sot në SPAK.

Roshi është parë të futet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion rreth orës 10:00, ndërsa doli prej aty rreth orës 11:10.

Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje live për News24 bëri me dije arsyen e thirrjes së Roshit në SPAK. Ish-zyrtari ka shpjeguar përpara hetuesve në lidhje me një çështje të çelur për abuzime me tendera në kohën kur ka drejtuar Bashkinë e Kavajës. News24 ka mësuar se është çelur një hetim për tenderat në kohën kur ai drejtonte këtë bashki. Në kuadër të këtij hetimi të çelur ka dhe të tjerë zyrtarë dhe ish-zyrtarë që po merren në pyetje për të pasur rezultate konkrete. Roshi është një ish-kryebashkiak kontrovers, pasi ka qenë një ndër zyrtarët që është shkarkuar pas shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Fill pas daljes nga godina, Roshi nuk është ndalur për mediat, ndërsa ka tentuar që me anë të çadrës të shmangë çdo kontakt me gazetarët.

Arena e Lajmit

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi thirret në SPAK. Zbardhet arsyeja e dëshmisë për rreth 1 orë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook