Juventusi po punon dhe për merkaton në dalje, me mesfushorin brazilian Artur që është një nga emrat më të përfolur për largimin nga “Zonja”.
Në javët e fundit agjentët e futbollistit ia ofruan kartonin e tij dhe Valencias së Xhenaro Gatuzos me teknikun italian që në një prononcim për mediat i ka mbyllur derën brazilianit me pretendimin se përfiton një rrogë të papërballueshme për klubin spanjoll.
“Artur? Nuk besoj se do të kryhet ky transferim, ai përfiton një pagë shumë të lart për ne. Nuk mund ta përballojmë.”, u shpreh Gatuzo.
Arena e Lajmit