“Kam ikur nga shtëpia për disa ditë pa lajmëruar prindërit”, Ilir Meta rrëfen fëmijërinë: Kisha lidhje të fortë me fshatin, me prindërit dhe motrën…

45454545

Programi “Dola te Ola”, nën autorësinë dhe moderimin e Ola Brukos, nisi mbrëmjen e kësaj të diele sezonin e tij të tretë. Personazhi i parë për këtë sezon, i cili u ul në poltronin e verdhë për të rrugëtuar nëpër kujtimet e jetës së tij, ishte kreu i Partisë së Lirisë,  Ilir Meta.

Meta e kujtoi fëmijërinë e tij si të jashtëzakonshme, teksa u shpreh se sa më shumë kalon koha, nostalgjia bëhet edhe më e madhe.

Ilir Meta tregoi se ka qenë shumë i lidhur me fshatin ku ka lindur, Çepanin, ku çdo verë mezi priste të shkonte. Duke qenë fëmijë i dy prindërve mësues, ish-presidenti tha se prej tij kërkohej gjithmonë të ishte i rregullt dhe të shkëlqente, ndaj largimi prej tyre dhe vajtja te gjyshja e gjyshi në fshat ishte në një farë mënyre ‘liria e munguar’.

Gjatë bisedës ai ka rrëfyer sesi ka qenë fëmijëria e tij, raporti me prindërit dhe motrën si dhe lidhja e fortë që kishte me fshatin e tij.

“Ka qenë një fëmijëri e jashtëzakonshme, në një moshë të tillë bëhet dhe më e fortë, mban mend kujtimet më të mira, dashuria për prindërit, gjyshërit.

Më shumë i lidhur kam qenë me fshatin, me Skraparin, dhe pavarësisht se kemi ardhur shumë shpejt në Tiranë, pa bërë ende një veç, unë shkoja shpesh në fshat.

Në Tiranë të dy prindërit e mi kanë qenë mësues, ishin shumë kërkues edhe donin që unë të shkëlqeja, dhe atë lirinë time e gjeja kur ikja larg tyre, në hapësira të tjera.

Madje ka dhe raste të jashtëzakonshme kur kam ikur nga shtëpia pa lajmëruar prindërit, tre-katër ditë, ishte dashuria shumë e madhe për fshatin, gjyshërit, dhe lirinë që gjeja atje. Edhe në verë rrallë shkoja në plazh me prindërit dhe motrën”, u shpreh ai.

 

“Kam ikur nga shtëpia për disa ditë pa lajmëruar prindërit”, Ilir Meta rrëfen fëmijërinë: Kisha lidhje të fortë me fshatin, me prindërit dhe motrën…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook