Kërkohet ndërhyrja e UEFA-s, Konfederata Afrikane reagon ndaj presidentit të Napolit: Fjalë të papranueshme

Situata e tensionuar mes presidentit të Napolit dhe Konfederatës Afrikane të Futbollit duke të jetë një luftë që sapo ka nisur, pas komenteve të numrit një të klubit napolitan që u shpreh publikisht se nuk do të transferojë më futbollistë afrikanë pasi nuk dëshiron që ata të mungojnë përgjatë sezonit për shkak të Kupës së Afrikës.

DE LAURENTIS 1

Ka qenë vetë Konfederata Afrikane e Futbollit që me anë të një postimi në faqen zyrtare të “Twitterit” ka lëshuar një deklaratë ku i cilëson fjalët e De Laurentis si të papranueshme dhe kërkon ndërhyrjen e UEFA-s.

“Konfederata  Afrikane e Futbollit i dënon publikisht dhe i cilëson si të papranueshme fjalët e presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentis  ndaj lojtarëve afrikan dhe Kupës së Afrikës.

Ato bien ndesh me rregulloren e UEFA-s dhe kërkohet ndërhyrja e këtij institucioni për të marrë masa ndaj tij.”, ishte shkruar në komunikatën publike të Konfederatës Afrikane të Futbollit.

Arena e Lajmit


Kërkohet ndërhyrja e UEFA-s, Konfederata Afrikane reagon ndaj presidentit të Napolit: Fjalë të papranueshme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook