Meta kujton me humor këshillën e nënës kur vizitonin miqtë: Unë u thosha ‘nuk dua karamele se më ka thënë mami të mos marr’

Metaaa

Në një intervistë për emisionin “Dola te Ola” në News24, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta  e cilësoi familjen e tij si një model, me dy prindër që kishin një kujdes të jashtëzakonshëm për fëmijët e tyre.

Kur u shfaq një fotografi me nënën e tij, Ilir Meta tha se i është shumë mirënjohëse asaj, për gjithçka ka bërë që atij të mos i mungonte asgjë, edhe pse kushtet e asaj kohe ishin të vështira.

Më tej Meta ka kujtuar me humor këshillën që i jepte nëna kur ishte i vogël dhe shkonin për vizitë tek miqtë. Ai tha se ajo e këshillonte që kur miqtë i ofronin diçka, për shembull një karamele, ai të merrte vetëm një, dhe nëse insistonin për për një tjetër, të mos merrte.

“Nënës i jam shumë mirënjohëse për gjithë çfarë ka bërë. Madje dhe ngjaj në karakter me të. Mbaj mend kur isha i vogël dhe shkonim për vizitë tek dikush , më thoshte ‘sillu mirë që të lesh përshtypje të mirë.

Nëse të japin diçka, një karamele apo diçka tjetër, merr vetë një dhe nëse të thonë për tjetër, mos merr’, dhe unë thosha ‘jo nuk dua se më ka thënë mami të mos marr’. ‘Na turpërove’ më thoshte më pas”, rrëfen Meta duke qeshur.

Ai ka folur edhe për motrën, për të cilën u shpreh: Motra se ka pas qejf politikën, ka pavarësi të jashtëzakonshme, është një natyrë krejt tjetër, shumë studioze, jashtëzakonisht korrekte, perfektë në punën e saj.

Meta kujton me humor këshillën e nënës kur vizitonin miqtë: Unë u thosha ‘nuk dua karamele se më ka thënë mami të mos marr’

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook