Kryeministri Edi Rama, në një takim me qytetarë në Lushnje nuk i ka kursyer kritikat për kreun e PD Sali Berisha.
Gjithashtu Rama tha se lufta në Ukrainë ka sjellë pasoja në të gjithë Europën përfshirë Shqipërinë.
“Sa ka në Londër çuna që nuk e shohin dot në sy PS. Por përpara çdo gjëje tjetër është Shqipëria janë shqiptarët dhe në sy të huajve nuk kemi arsye përse të ulim kokën. Një non-grata që mbron britanikët nga unë. Një non grata me ato që ju i vini deleve. Ai i matrikulluari në lule të ballit non-grata mbron Britaninë nga Edvini”, tha Rama.
Gjithashtu ai ka përsëritur edhe një herë vendimin për vendosjen e një takse të jashtëzakonshme për prodhuesit e energjisë në vend.
“Nuk mund të rrisim rrogat e pedagogëve pasi ua rritëm me 7% dhe me 8%. Më shumë nuk ka. Ne ato që kemi tani, do i mbledhim të gjitha dhe në fillim të dhjetorit do ia japim pensionistëve, por jo pedagogëve. Pensionistët i meritojnë më shumë. Do vendosim taksën e jashtëzakonshëm për prodhuesit e energjisë. Lufta është skenari më i mirë për to, pasi tani e shesin energjinë shumëfish. Ne nuk do e lëmë që fitimin ta mbajnë të gjithëve, do u marrim një pjesë të fitimit dhe do ua japim atyre në nevojë. Është koha të rrisni pagat. Pagat janë më të larta se sa ato që deklarohen. E tha ai i PD-së. E di mo xhan i thashë, por në sektorin e bujqësisë thash jemi të kujdesshëm që të mos bëjmë kontrolle. Unë e di që 340 mijë lekë është pagë e ulët, por di që ka qenë 180 mijë lekë”, tha kryeministri.
Më tej Rama shtoi: PD është vegël e deklaruar . Siç është ai non-grata i matrikulluar dy herë dhe vazhdon flet për dinjitet duke i mbledhur njerëzit mbrapa duke bërë sikur është me Amerikën por jo me Amerikën që dimë ne, por me një Amerikë tjetër , ndërkohë që ajo parti ka 500 mijë dollarë të paguar për të na rrëzuar.